Një i vdekur e 18 të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur e 18 të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj në zonën e fshatit Qallapek.

Sipas Policisë, në këtë aksident ishin të përfshira një autobus i udhëtareve me tabela vendore dhe një automjet me tabela të shtetit të Gjermanisë.

Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të rënda trupore vozitësi i automjetit ka vdekur.

Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i autobusit dhe 17 persona tjerë, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me urdhrin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme