Një i vdekur në aksidentin mes një veture dhe një kamioni në Krushevë të Klinës

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni në fshatin Krushevë të Vogël në Komunën e Klinës, ku si pasojë ka vdekur vozitësi i makinës.

Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.

Të ngjashme