Një i vdekur në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qallapek në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku për pasojë ka vdekur një këmbësore.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje “- njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

“Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion “- thuhet në njoftimin e policisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme