Një i vrarë dhe një i lënduar mbrëmë në Ferizaj

Ferizaj | 01 Mar 2018 | 09:04 | Nga

Një person është vrarë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër mbrëmë në Ferizaj, derisa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person tjetër mashkull, transmeton Ekonomia Online.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Policia njofton se lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka qëlluar me armë zjarri në viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme