Një javë afat për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë në Prishtinë

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Deri të premten e fundit të qershorit, qytetarët në të gjitha komunat, kanë afat për ta paguar këstin e parë të tatimit në pronë.

Në Komunën e Prishtinës thonë se të gjitha po bëhen në harmonizim me Ministrinë e Financave.

Shemsedin Thaçi, udhëheqës i njësisë për tatimin në pronë në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se kjo e drejtë tashmë i takon Ministrisë së Financave.

Në këtë Ministri bëjnë thirrje që kësti i parë të paguhet deri më 28 qershor, ndryshe, qytetarët do të duhet të paguajnë kamatë për vonesë.

Shkëlzen Morina, drejtor për tatim në MEF, ka thënë se këtë vit faturat janë më të larta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme