Një jetë në shërbim të popullit, pensionohet polici Selman Shala

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Është pensionuar zyrtari policor Selman Shala, i cili tërë jetën ka punuar në shërbim të qytetarëve.

Ai ka shërbyer në pozita të ndryshme në stacionin policor në Vushtrri e më pas edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Ka qenë në polici që nga viti 1971 si kadet policor në Akademi dhe më pas ka punuar në pozita të ndryshme në Vushtrri e Mitrovicë deri në vitin 1990, ku pas luftës sërish është inkuadruar në Shërbimin Policor të Kosovës me gjeneratën e dytë.

Për punën ka bërë Selam Shala është falënderuar nga drejtori i policisë Samedin Mehmeti dhe nga komandanti i policisë së trafikut, Jeton Rexhepi.

Selman Shala gëzon respekt të madh nga të gjithë ata që e njohin.

Të ngjashme