Një kope me 9 ujqër arratisen nga kopshti zoologjik

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Një kopsht zoologjik në Montredon-Labessonnie të Francës është mbyllur përkohësisht nga autoritetet lokale pasi një kope me 9 ujqër dolën nga kafazet e tyre gjatë orarit kur në kopsht kishte vizitorë, por për fat të mirë asnjë person nuk u lëndua.

Rojet e sigurisë u vunë menjëherë në lëvizje duke vrarë 4 nga kafshët e egra, ndërsa 5 të tjerët u kthyen sërish në kopshtin zoologjik.

“Nuk kishte shumë njerëz në kopshtin zoologjik dhe në asnjë moment askush nuk ishte në rrezik”, tha Fabien Chollet, një zyrtar lokal, duke shtuar se kopshti do të mbyllet të paktën deri në mesin e janarit për shkak të punimeve urgjente në lidhje me sigurinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme