Një krim transnacional që po sfidon Kosovën dhe imazhin e saj

Prishtinë | 20 Kor 2024 | 11:49 | Nga Shenoll Muharremi

Rasti i fundit me vrasjen e qytetarit kosovar në Serbi po ekspozon shumë gjëra. Në parim kjo është një ndëmarrësi e krimit të organizuar transnacional dhe nuk ka asgjë të bëjë me Kosovën. Një pjesë e shoqërisë, mbase edhe disa raste të izoluara të institucioneve publike, po bien pre e veprimtarive kriminale të fshehura tek dogmat nacionaliste.

Asnjë lloj patriotizmi nuk ka në këtë rast dhe kjo është kryekëput veprimtari kriminale indiviuale që nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën.

  1. Duket që me këtë rast, kredibiliteti i sistemit të sigurisë së Kosovës është dëmtuar pasiqë autoritetet nuk arritën të mbajnë në burg dhe ta kapin pas arratisjes tashmë të ndjerin e vrarë në Serbi. Kjo e paraqet Kosovën si një vend që nuk mund ende të vet-organizohet dhe se kur është në pyetje siguria kjo mund të paraqet rrezik edhe për rajonin dhe Europën. Ky rast e paraqet Kosovën si një eksportuese të krimit për shkak të kapaciteteve të dobëta të sundimit të ligjit. Personi është nisur me gjasë për Europë, dhe Kosova në këtë rast, ka eksportuar rreziqe të sigurisë rajonale dhe europiane.
  2. Autoritetet vendore të sigurisë nuk e kanë trajtuar rastin me seriozitetin e nevojshëm. Nuk kemi parë asnjë akcion serioz të organeve të rendit për kapjen apo identifikimin e lokacionit të të arratisurit. Në anën tjetër, Serbia është dukur më kompetente rreth rastit dhe ka alokuar kapacitete të mëdha për kapjen e të arratisurit i cili ka bërë edhe një krim në Serbi duke e vrarë policin në detyrë. Serbia kështu duket si një faktor mbrojtës i sigurisë rajonale dhe të Europës, duke parandaluar që i arratisuri të kaloj në zonën e BE-së. Kredibiliteti i Kosovës nga aspekti i sigurisë është kompromituar me rastin.
  3. Ditëve të fundit ka ndodhur diçka e jashtëzakoshme: është glorifikuar i arratisuri nga një pjesë e publikut në rrjete sociale dhe është përgëdhelur nga një pjesë e mediave dhe mbase politikës. Kjo duket diçka e çuditshme dhe shumë e rrezikshme dhe ngrehë dyshimet për synimet tona rreth sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

Një i denuar për disa krime shumë serioze që përfshijnë vrasje, plagosje… është paraqitur sikur një ‘hero’. Kjo e dëmton Kosovën dhe tregon që një pjesë ende nuk është e gatshme dhe pjekur për sundim të ligjit dhe drejtësi. Kjo pastaj edhe mund të shkoj aq larg saqë të i justifikoj pohimet pse gjykata speciale është jashtë Kosovës. Jo vetëm që disa autoritete të sundimit të ligjit janë sillur butë me rastin dhe kanë treguar ‘kuptueshmëri’ dhe zemërgjerësi të thellë e cila ka cenuar sigurinë publike vendore, rajonale dhe europiane.

Një komunë vrasjen në të arratisurit pas krimit në Serbi e ka trajtuar dhe nderuar si një ‘ditë zie’ duke anuluar programet e saja gjatë ditës së vrasjes… Sjelljet e disa institucioneve dhe një pjesë të publikut e vëjnë në dyshim qëllimin tonë për një shtet ligjor dhe në kështë nuk mund të krijojmë të ardhme të sigurtë për fëminët tanë.

  1. Ky rast ka ekspozuar sa i rrezikshëm mund të jetë nacionalizmi apo përdorimi i elementeve dhe dogmave nacionaliste. I arratisuri tashmë i vrarë kishte përdorur simbolet e UÇK dhe kishte provoukuar sentimentin e luftës. Si pasojë, një pjesë e publikut e kanë justifikuar krimet e tyre vetëmse ai ka përdorur një maicë “Liria ka Emër”.. UÇK duhet të distancohet plotësisht nga ky rast. Kjo asgjë nuk ka të bëjë me UÇK që ka luftuar një okuptor brenda Kosovës në kohë lufte.

Fakti që ai ka vrarë një ushtar Rus në Kosovë nuk e bënë askënd patriot për shkak se në Kosovë nuk duhet të vritet askush në kushte lirie. Vrasja e ushtarit Rus pa u sulmuar fare është dhe mbete një krim i rëndë. E vrasja e policit serb në Serbi është gjithashtu një krim serioz i rëndë dhe nuk ka të bëjë aspak me patriotizëm. Përshkallëzon situatën e sigurisë mes Kosovës dhe Serbisë, e dëmton rëndë reputacionin e UÇK-së kur dikush kryen krime në emër apo me simbole të saja.

  1. Kosova duhet të denoj këtë rast zyrtarisht dhe nuk duhet të identifikohet në asnjë mënyrë me diçka si kjo. Edhe autoritetet e Kosovës duket të shprehin zyrtarisht keqardhje për vrasjen e policit në detyrë dhe të tregojnë dhe demostrojnë që ky është një rast kryekput kriminal që asgjë nuk ka të bëjë më Kosovën por më shumë është një vepër e krimit të organizuar transnacional rajonal.

…..

Një pjesë e kosovarëve duhet të bëjnë mendjen nëse dëshirojnë të jetojnë dhe organizohen si europian ku sundon ligji dhe drejtësi apo duan që ata të bëjnë vet drejtësi dhe mos të i përfillini ligjet e vendit. Ne duhet të mendojmë se cfarë të ardhme dëshirojmë për fëmijët tanë dhe sa është normale që një kriminel të glorifikohet nga një numër i konsiderueshëm i publikut. Kjo e rrezikon jashtë mase ardhmërinë tonë për shkak se qindëra mijëra kosovarë që kanë përcjellur rastin në media dhe rrjete sociale mendojnë që kjo është një veprim dhe shembull i mirë për të bërë.

Ky rast po ekspozon që ende Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit në Kosovë mbesin të pakuptuar si duhet dhe një kulturë e ilegalitetit ende jeton në normat sociale. Një Kosovë pa sundim të ligjit dhe drejtësi funksionale e barabart për të gjithë nuk mund të mbijetoj. Glorifikimi i rasteve kriminale të mveshura me dogma nacionaliste e rrezikojnë shtetin e ri dhe perspectivën e saj si një komb dhe shtet Europian.

Situata të tilla ka pasur disa herë brenda shekujve dhe asnjëherë nuk kemi përfituar nga to. Kosova nëse e ka ndërmend të bëhet vend serioz dhe kredibil, duhet që sundimin e ligjit dhe drejtësin të ri-kuptoj dhe të funksionoj si një vend me mentalitet europian të sundimit të ligjit dhe organizimit social dhe shtetëror.

Të ngjashme