Një milion euro mbështetje ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në teknologji dhe komunikim

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 14:43 | Nga Gzim Mujaj

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Industrisë, Ndërmarrjet e Ministrisë dhe Tregtisë (MINT), prezantoi skemën e granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja në detyrë e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se
janë këtu sot për të njoftuar për skemën e re financiare në vlerë prej një milion eurosh për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që operojnë në sektorin e teknologjisë dhe informacionit.

“Ministria jonë përmes Agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë KIESA dje me 17 qershor përmes platformës e-Kosova ka lansuar thirrjen publike të radhës së granteve për përkrahjen financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që operojnë në sektorin e TIK-ut. Kjo është një grant- skemë që për herë të parë po zbatohet në këtë formë dhe synon të përkrahë ndërmarrjet me orientim në inovacion, për krijimin e produkteve të reja për zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve ekzistuese me fokus rritjen e mundësive për eksport dhe integrime në tregjet ndërkombëtare. Kjo skemë ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe mesme që paraqesin projekte, propozime për krijimin e produkteve të reja apo zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve ekzistuese me fokus në rritjen e mundësive në eksport. Të drejtë aplikimi kanë ndërmarrjet, mikro, të vogla, të mesme që e kanë veprimtarinë e tyre primare apo sekondare në sektorin e TIK-ut. Shuma totale një milion euro dhe grantet do të ndahen për këto ndërmarrje që përmenda, me një vlerë maksimale deri në 25 mijë euro për përfitues. Çdo tejkalim i kësaj vlere duhet të mbulohet nga vetë ndërmarrjet përfituese ose bizneset përfituese. Dhe për dokumentet e kërkuara për aplikim KIESA ka mbajtur edhe sesion informues me bizneset nga ky sektor dhe ka informuar në detaje për mënyrën e aplikimit. Afati për aplikim është nga data 17 qershor deri më 7 korrik 2025. Aplikimi bëhet vetëm përmes platformes e-Kosova të Agjencisë së shoqerisë së informacionit”, tha ajo.

Të ngjashme