Një mini diktator marksist e qesharak që luan me fatin e popullit tashmë më të varfër në Evropë

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 18:35 | Nga Valon Syla

Nje vend me 1.9 milionë banorë e me buxhet 3 miliardë e ka një Lider cirkuz, që mendon që është fuqi botërore. Mendon se e ka bombën atomike në Taslixhe…

Folke për bashkim kombëtar e s’mujke me bashku VV’në me PSD’në. Fol për krim, e mas shumti sot hinë në burg njerëz të Vetëvendosjes si Nagip Keku e Mujka…

Flet për drejtësi, por i mbyll mediat se i friksohet të vërtetës… edhe mbylljen e bon ‘pizdavski’ masi qe perfundojne debatet televizive, për sezonin veror.

Sillet si diktator e harron se e ka KFOR’in mrenda. Kjo e bon edhe qesharak e palaço.

Sot Albin Kurtin kush eshte dikushi e i ka dy fije mend në botën shqiptare s’e llogaritë për normal… përveç do llaskucave që e përdorin ende me zhvat najsend nga qeceria e tij, duke shpresuar edhe naj ditë…

Ai s’mun del në takime jashtë se s’e pranon askush më, se i ka rrejtë emisarët ma te lartë amerikanë e të BE’së.

Ai as në deti nuk shkon si kryeministrat e tjerë më Shqipëri, por ikë në Greqi. Ai as fëmijët si ka në shkolla shqipe, e flet për shqiptari.

Ai është një i ‘hijanet’ por i papjekur që veten në pasqyre e sheh si figurë historike në bronz, por në fakt ai ka hy në histori si politikani që me 51% te votave, asnjë punë s’mbërrijti me kry, veç me ja vnu edhe sankcionet Kosovës që i patëm mangu, nga ata që na ndihmuan të çlirohemi.

Ky është Albin Kurti, që kur shkon te berberi thotë, premi flokët si Napoleoni. Thotë se është trim, por endet me 15 truproje.

Kur në jetë të vet s’punoi send. As si dha rrogë dikujt, as nuk mujti me marrë një rrogë si njerëzit e zakonshëm. Punën e parë e ka si Kryeministër.

Ky është Albin Kurti. Një mini diktator marksist e qesharak qe luan me fatin e popullit tashmë më të varfër në Evropë.

A jeni ngi Vetëvendosje? Nginu edhe këtë verë.

Të ngjashme