Një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve për mashtrim

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim kundër dy të pandehurve G.S. dhe E.B. për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale Mashtrim nga neni 323 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kësaj Gjykate ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale që i’u vihet në barrë dhe Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme