Një muaj paraburgim pasi kotnrabandonte migrantë palestinezë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga Fushë Kosova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kontrabandimi me migrantë .

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 06.02.2020”, thuhet në raport.

Sipas gjykatës, “ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VW”, të cilën ka qenë duke e drejtuar i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrantë (palestinez) të cilët ka pasur t’i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marrë nga 20 euro”.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, përfundon komunikata.

Të ngjashme