Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për një person nga Peja i cili për dhjetë vjet ka keqtrajtuar dhe e ka mbajtur peng pa dëshirën e saj një femër.
“Që nga muaji gusht 2008 e deri më datë 7 shtator i dyshuari , në vazhdimësi, me forcë, kanosje dhe përdorim të armës e ka detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale viktimën B. A, në atë mënyrë që kur viktima ka qenë 16 vjeçare e detyron që kohë pas kohe të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj dhe nuk e lejon që të krijojë lidhje martesore me dikë tjetër duke i kërcënuar personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të me ç’rast e dëmtuara duke e ndjerë veten të kërcënuar e paraqet rastin në polici.”
A.A dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtje me forcë të një personi. Po ashtu të dyshuarit në shtëpinë e tij i janë gjetur edhe armë pa leje.