Një muaj paraburgim për personin që merrej me drogë

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 16:34 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për L.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datën 27 korrik 2018, rreth orës 21:20 në rrugën “Ekrem Rexha” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, i pandehuri pa autorizim kishte poseduar substancë narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ashtu që të njëjtit gjatë kontrollit në banesën ku banonte, i janë gjetur 9 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sasia e  droges pas peshimit ka rezultuar të jetë 11 kilogram e 376.3 gramë dhe është sekuestruar nga policia me qëllim të ekzaminimit dhe përcaktimit të llojit të saktë të substancës narkotike.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.SH. është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme