Një muaj paraburgim për personin që rrahu gruan

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj personin me inicialet K.G, pasi i njëjti ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Kjo gjykatë konstaton se janë përmbushur kriteret për caktimin e kësaj mase dhe se paraburgimi prej një muaji është i nevojshëm për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Kjo pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri K.G. në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën, në këtë rast bashkëshorten e tij. Sipas gjykatës gjithashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, nëse gjndet në liri.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme