Një muaj paraburgim për personin që sulmoi një polic në Gjilan

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 15:14 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. P., në kohëzgjatje prej një muaji.

I pandehuri serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet se me datë 15.04.2018, në Stacionin Policor në Gjilan ka sulmuar zyrtarin policor F. K., i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, më këtë rast kanë ndërhyrë zyrtarët e tjerë policor, duke e vënë nën kontroll të pandehurin.

“Pas matjes së alkool testit tek i pandehuri ka rezultuar se ka qenë prezentë alkooli në masë 3.79 promila. Me këto veprime i pandehuri M. P. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën nga kjo gjykatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme