Një muaj paraburgim policit dhe zyrtarit të Shërbimit Korrektues

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 16:26 | Nga

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy zyrtarëve të arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për KALLXO.com e konfirmoi, Afërdita Kicaj, zyrtare për informim pranë Gjykatës në Prizren.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës, dje  përmes një komunikate të përbashkët njoftuan  se në pikën kufitare të Vërmicës nga Policia Kufitare është ndaluar vetura “Opel Astra” (me targa të Kosovës), të cilën e drejtonte një zyrtar policor dhe në të cilën si bashkudhëtar ishte edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po sipas këtij njoftimi, gjatë arrestimit ishin gjetur një gjetur një armë automatike “AK-47” me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit “TT” me tetë fishekë.

Të ngjashme