Një muaj paraburgim të dyshuarit që në gjendje të dehur rrahu gruan në Prizren

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurit me iniciale Z.N. nga Prizreni, për shkak se në gjendje të dehur kishte rrahur gruan e tij.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datën 13.08.2020 rreth orës 17:47, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Prizren, i shkaktoi lëndime trupore të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale SH.K.

“Me datën e cekur duke qenë në gjendje të dehur kthehet në shtëpi dhe pas fjalosjes me bashkëshorten e tij, të njëjtën e godet në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore të konstatuara si në Raportin mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 17.08.2020, nga ora 14:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 17.09.2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme