Një muaj paraburgim për personin që postoi fotografi të një togeri serb të FSK’së bashkë me Ramush Haradinajn

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit D. P.

Ipandehuri D. P. (serb), duke dashur të shqetësoj të dëmtuarin Z. S. (serb), Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes rrjetit social Facebook, publikon fotografi të ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinajme uniformë ushtarake, si dhe uniformë dhe flamuj të FSK-së, ku pas këtij publikimi i njëjti ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, duke u linçuar publikisht nga persona të ndryshëm përmes rrjetit social.

Me këto veprime i pandehuridyshohet të ketëkryer veprënpenale “ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi qëmasat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshmedhe papërshtatshme

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Të ngjashme