Një person gjendet pa shenja jete në një depo të Vushtrrisë

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete në një depo në Vushtrri, të shtunën.

Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe  sekuestruar një revole  me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Të ngjashme