Ekonomia Online
FUNDIT

Një person plagoset me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një person plagoset me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë sot rreth orës 15:30. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se policia tashmë e ka identifikuar një person si të dyshuar për këtë rast dhe është vënë në kërkim të […]

Një person është plagosur me armë zjarr në lagjen “Dardania” në Prishtinë sot rreth orës 15:30.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia tashmë e ka identifikuar një person si të dyshuar për këtë rast dhe është vënë në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”.

Të ngjashme