Një personi në Kaçanik i kapen 8 vazo me kanabis

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të dyshuar të kultivimit të substancave narkotike në rrugën “UÇK” në Kaçanik.
Policia njofton se rasti ndodhi mesditën e së hënës ku pas kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 8 vazo me bimë kanabis.

“Pas pranimit të informatës për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa dhe shishe për ujitjen e bimëve. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

Të ngjashme