Një pesëvjeçar shpëton babain e tij nga… koma?!

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 15:38 | Nga

Një fëmijë, vetëm pesë vjeç, arriti të thëriste ambulancën e emergjencës dhe ta udhëzonte atë drejt shtëpisë duke shpëtuar kështu babain e tij, i cili kishte rënë koma diabetike, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.

Ngjarja ndodhi në Glos-La-Ferriere, në Normandi, Francë.

Sipas shtypit francez, fëmija ishte në shtëpi me babain e tij, 44 vjeç, i divorcuar, dhe arriti të telefononte urgjencën.

Operatorët e mbajtën në linjë për 40 minuta për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe dërguar urgjencën.

‘’Alo, më duket se babai im ka vdekur. Jam tek shtëpia e tretë’’, mësohet të ketë thënë fëmija.

Policia, së bashku me emergjencat, kanë këshilluar fëmijën që të dalë te dera dhe të bëjë shenjë kur të shohë sirenat e tyre.

Vendndodhja u arrit të gjendej dhe babai i fëmijës u shoqërua për në spital, ndërsa fëmija iu besua nënës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme