Një profil i rremë në Facebook kërcënon Kurtin, VV kërkon qetësi nga simpatizantët

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 00:09 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Vetëvendosjes, aktualisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka marrë një kërcënim me jetë.

Një person i cili në Facebook mban emrin Daniel Arianitti, ka premtuar 10 milionë euro për këdo që ia dërgon atij kokën e Kurtit, të cilin ai e krahason me Fidel Kastron.

“10 milionë kush ma bjen kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar (Albert Zweistein)”, ka shkruar ai në Facebook.

Me këtë rast, sipas zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, po merren organet e hetuesisë.

“Të dashur aktivistë e simpatizantë, e di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej. Le t’ja lemë këtë gjë organeve të hetuesisë e rendit”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Të ngjashme