Një punonjës i NATO-s në Bruksel ka Coronavirus

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Një punonjës në selinë e NATO-s në Bruksel është vetë-karantinuar në shtëpi pasi doli pozitiv me  koronavirus të dielën.

Kjo u konfirmua zyrtarisht nga Aleanca Veri-Atlantike.

Bëhet e ditur se i prekuri me koronavirus kishte pushuar së fundmi në veri të Italisë dhe ishte testuar pasi pati ethe dhe “nuk ndihej mirë” në fund të javës së kaluar, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e NATO-s në internet.

“Si masë parandaluese, NATO tashmë ka inkurajuar disa anëtarë të stafit të punojnë nga shtëpia që nga java e kaluar”.

Kjo aleancë ushtarake thekson se po inkurajon të gjithë stafin e Brukselit që të punojnë nga distanca dhe se “vizitat në grup” në zyrën e saj qendrore janë pezulluar. Disa udhëtime të stafit gjithashtu janë anuluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme