Një shqiptar dhe një serbe mashtruan për licencimin e poliklinikës në Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të mirë edhe me qytetarët, realizuar hetime disa javore dhe është arritur që sot më 10.04.2019, të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar:

-një mashkull/shqiptar kosovar me inicialet (A.A.) dhe

-një femër/serbe kosovare me inicialet (L.S.),

nën dyshim e bazuar se kanë kryer vepra penale ku përfshihen “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, “Mashtrim” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Të dyshuarit e potencuar lartë me iniciale dyshohet se kanë keqpërdorur dokumente, diploma etj., me qëllim që poliklinikën t’a Licencojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pas zhvillimit të hetimeve intenzive dhe profesionale nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, njësia rajonale në Prishtinë ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer Veprat Penale të lartëpërmenduara.

Gjatë hetimeve, janë trajtuar të gjitha provat me profesionalizëm. Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar edhe Prokurori i rastit (në PTH-Prishtinë) i cili është njoftuar për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Njësiti rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK). Nga i njëjti jemi udhëzuar që në Poliklinikë të bëhet një kontroll i përbashkët me Inspektoratin Shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të verifikimit dhe vërtetimit të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet e ngritura.

Sot me datë 10.04.2019, është realizuar Plani Operativ “Poliklinika” i cili ka rezultuar me gjetjet e kërkuara, dhe kështu zyrtarët hetues kanë sekuestruar dokumentacione si prova materiale. Pas përfundimit të kontrollit, Poliklinika në fjalë është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa hetuesit policor, në koordinim me Prokurorin e rastit, kanë arrestuar të dyshuarin e parë të rastit të cilin e kanë shoqëruar në ambientet policore. Menjëherë është ftuar edhe e dyshuara e dytë e rastit, e cila po ashtu është arrestuar.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve të arrestuar (A.A.) dhe (L.S.), Prokurori i rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme sipas ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme