Një vajzë 11 vjeçare nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 11-vjeçare nga Ferizaj, Lira Zhinipotoku ka gjetur një portofol me një shumë të caktuar të të hollave para një objekti banesor në rrugën ‘’Sali Çeku’’ në Ferizaj dhe i ka dorëzuar në polici.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ajo në prezencë të prindit të saj, menjëherë paratë e gjetura i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Portofoli i përkiste qytetarit  B.H (M/K) i moshës 42 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 99.22 euro dhe letërnjoftimi i RKS-së”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt e ka falënderuar Lira Zhinipotoku për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë. 

Të ngjashme