Një vajzë nga Mitrovica dërgohet në strehimore pasi u rrah nga babai i saj

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar pasi ka rrahur vajzën e tij të mitur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vajza nga Mitrovica ka pranuar tretman mjekësor e më pas është dërguar në strehimore.

I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme