Në rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Vitomiricë, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e rëndë personit tjetër, që të dy këmbësorë.
Në ketë aksident ishte i përfshirë automjeti VW “Touran” me targa të regjistrimit vendor të cilin e drejtonte i dyshimti E.Z. shqiptar-Kosovar.
Këmbësorët viktima të këtij aksidenti janë: K.B.(1984) i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar këmbësori tjetër Gj.R.(1976) i cili nga vendi i ngjarjes me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti i cili ka marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes ku me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IMJ Prishtinë.
I dyshuari i këtij rasti, ngasësi i mjetit është ndaluar me vendim të prokurorit shtetit për veprën penale nga neni 378 pika 9.