Një vdiq në komunikacion, 21 tjerë u lënduan, njëri humbi syrin

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 13:48 | Nga

Stafi kujdestar i QKUK-së u ka ofruar ndihmë mbrëmë dhjetëra personave, shumica e pacientëve u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Nga rastet më të rënda që u shënuan mbrëmë ishte humbja e njërit sy tek një pacient si dhe këputja e gishtrinjëve tek disa të tjerë- njoftojnë zyrtarët e QKUK-së.

Ndërkohë që disa persona të tjerë janë lënduar nga përdorimi i armëve të ftohta si dhe nga përdorimi i revoleve.

Ndërsa, një person tjetër ka humbur jetën në komunikacion, saktësisht në fshatin Sllatinë të Fushë – Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme