Një veturë zyrtare përfshihet në aksident pas mesnate në Veternik

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, në orët e para pas mesnatës (01:52), në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Në këtë aksident, të përfshira kanë qenë një veturë targa lokale, të cilën e drejtonte i dyshuari shqiptar i Kosovës dhe një veture zyrtare me ç’rast pasagjeri i veturës zyrtare, viktima shqiptar i Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme