Një vit, 20 vrasje

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, prej fillimit të vitit 2019 deri në fillim të dhjetorit janë evidencuar gjithsej 20 vrasje.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, ka ka thënë se në krahasim me vendet e tjera dhe në raport me numrin e popullësisë Kosova vazhdon të ketë një numër tejet të lartë të vrasjeve.

Numri i vrasjeve në Kosovë ka vazhduar të jetë alarmant edhe përgjatë vitit 2019. Sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit Kosova është ballafaquar me një shifër shqetësuese të këtyre akteve. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës të dhëna për gazetën, prej fillimit të vitit 2019 deri në muajin nëntor janë evidentuar gjithsej 19 vrasje.

Kësaj shifre i shtohet edhe vrasja e fundit që ndodhi gjatë dhjetorit në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Shkodran Bytyqi, duke e çuar në 20 numrin e vrasjve për vitin 2019. Sidoqoftë, numri i vrasjeve për vitin 2019 ka shënuar rënie, duke e krahasuar me vitin paraprak. Edhe pse në krahasim me vitin e kaluar, ku kishin ndodhur 32 vrasje, ky numër ka rënë dukshëm, niveli i tyre vazhdon të konsiderohet shqetësues, sipas ekspertëve të sigurisë në Kosovë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme