Një vit burgim personit që vodhi një akumulator të një veture në Prizren

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit burgim efektiv dhe me gjobë 200 euro të akuzuarin A.D. për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, i akuzuari ka pranuar fajësinë. Gjykata ka thënë se e ka shpallur fajtor të akuzuarin pas marrëveshjes së lidhur mes tij, mbrojtësit të tij dhe prokurorit.

A.D. u dënua për vjedhjen e një akumulatori të një veture Golf 2 e të cilën më pas e kishte shitur.

“Sepse me datën 09.12.2017, gjatë orëve të hershme të natës në Prizren në lagjen Ortakoll, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale A.K., me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar orët e natës, ku prezenca e njerëzve është e rralluar, duke përdor një kaçavidë dhe me përdorimin e forcës fizike, duke hapur kapakun e motorit të veturës ‘VW Golf 2’,pronë e të dëmtuarit me iniciale H.D., nga ku arrin që të marrin akumulatorin (baterinë) e llojit ‘Varta’, të cilin më pas e shesin në hekurishten e qytetit të quajtur ‘Trimi’ e cila gjendet në Perllonka, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material”, ka njoftuar gjykata.

Të ngjashme