Njëra palë kërkon zgjedhje, tjetra riformim të qeverisë – Mali i Zi në situatë të paqartë politike

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), partia individualisht me numrat më të mëdhenj në Kuvendin e Malit të Zi, janë të bindur se në javët në vijim mandati i Kuvendit do të shkurtohet, dhe se do të ridërgojnë iniciativën për këtë gjë së shpejti.

Zgjedhje do të ketë shumë shpejtë, thotë deputeti i DPS-së, Millosh Nikolliç.

Deputeti i Partisë Socaliste Popullore, Bogdan Bozhoviç, megjithatë, thotë se kjo iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit do ta ketë po të njëjtin fat si ajo për shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të iniciuar nga shumica parlamentare e vjetër e Frontit Demokratik.

Nikoliç, në një prononcim për portalin malazez “AntenaM”, thotë se nuk do të ofertojë për afatin e dorëzimit të iniciativës për shkurtimin e mandatit në Kuvend, por thekson se do të jetë së shpejti.

“Është më pak e rëndësishme nëse do të jetë për tre apo pesë ditë, më e rëndësishme është që ne kemi zgjedhur një mënyrë institucionale për zgjidhjen e krizës politike dhe besoj se në fund kështu do të kemi sukses në zgjidhjen e ngërçit politik“, tha Nikoliç.

Ai sqaron se për dorëzimin e iniciativës nevojiten minimalisht 25 nënshkrime dhe supozon se do të nënshkruhet nga të gjithë ata që më parë kanë votuar për miratimin e rendit të ditës, ku ishte edhe propozimi i Presidentit për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

“Ne presim që në Kuvendin e Malit të Zi të mbizotërojë arsyeja, Mali i Zi është në një krizë të rëndë institucionale tash e sa kohë me një shumicë parlamentare të paaftë të formuar pas 30 gushtit 2020, e cila pati një përpjekje famëkeqe për të bërë politikë shtetërore me Qeverinë e Zdravko Krivoikaopiç, negociata famëkeqe që kanë rezultuar në mungesë të marrëveshjes për mandatin”.

“E shihni se sot askush nuk e përmend zotin Lekiç si mandatar, sepse edhe ata që e kanë propozuar e dinë se ai nuk ka mbështetje për ta kryer atë funksion. Gjithashtu, është e qartë se Qeveria me mandat teknik nuk mund të qëndrojë në vend, pas shkarkimit, deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare. Është mjaft e qartë se Mali i Zi e presin zgjedhjet parlamentare dhe se blloku pro-evropian do të formojë një qeveri të qëndrueshme politike. Se a do të arrijmë në ato zgjedhje për dy, tre, katër muaj është më pak e rëndësishme, është e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më shpejt, sepse çdo ditë krijohen dëme dhe probleme shtesë institucionale”, thotë Nikoliç.

Kur është fjala për mbështetjen e pritur të deputetëve në lidhje me iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, Nikoliç thotë se nuk po llogarisin në mbështetje.

“E kuptoj që ka gjithmonë një paragjykim për marrëveshjet politike në prapaskenë, kur patëm iniciativën e parë për rrëzimin e Qeverisë së Zdravko Krivoikapiçit, e cila përfundimisht u tërhoq, kur patëm iniciativën për rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazovicit, nuk ka pasur marrëveshje të qarta dhe të sakta me askënd individualisht për të siguruar një shumicë aritmetike për miratimin e vendimit, por ka një logjikë të proceseve politike që është e paepur, e cila gjithmonë duhet të japë rezultat në finale. Ndoshta jo herën e parë, të dytë, të tretë, por gjithmonë duhet të japë rezultat”, tha Nikoliç.

Lidhur me këtë, ai kujton:

“Në maj apo qershor të vitit të kaluar, ne tashmë kemi njoftuar se qeveria e Zdravko Kivokapiçit ka rënë, se është çështje teknikë se kur dhe si do të rrëzohet dhe kështu ka qenë, kështu ka qenë edhe me Qeverinë e Dritan Abazoviçit, ku u pa qartë, pas gjithë asaj që ndodhi gjatë katër muajve të asaj Qeverie, se ajo nuk mund të mbijetonte, po ashtu tashmë është plotësisht e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare, se nuk mund të ketë mandat të ri, se nuk mund të ketë më një qeveri të re, se qeveria ka rënë dhe se duhet të bëjmë zgjedhje, do të kemi zgjedhje shumë shpejt, kjo është logjika e paepur e procesit politik. Jam i sigurt se në javët në vijim mandati Kuvendit do t’i shkurtohet mandati”, tha Nikoliç.

SNP pret që epilogu i nismës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, të shpallur nga DPS, të jetë i njëjtë si në rastin e të njëjtës iniciativë të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Deputeti Bogdan Bozhoviç beson se e gjithë kjo është pjesë e fushatës parazgjedhore përpara zgjedhjeve lokale në 14 qytete malazeze dhe se DPS po përpiqet të luajë “një rol aktiv në skenën politike”.

“Kujtoj që SNP dhe fituesit e zgjedhjeve parlamentare të 2020 kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës nuk do të mbështesin nismën e dërguar më parë nga kryetari i DPS-së, ndaj pres të njëjtën marrëdhënie edhe në këtë rast. ”, tha Bozhoviç për AntenaM.

Duke folur për zhvillimet e krizës politike në Mal të Zi, Bozhoviç thotë se pret të respektohet, siç thotë ai, nga shumica e dukshme në Kuvend, e cila i dërgoi një letër presidentit të vendit që t’i besojë Miodrag Lekiçit përgjegjësinë për përbërjen e Qeverisë.

Ai përsërit vlerësimin e tij se Gjukanoviç, duke refuzuar t’i japë mandat Lekiçit dhe duke mos ftuar përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare në konsultime, ka shkelur Kushtetutën e Malit të Zi.

“Ne presim që presidenti të respektojë Kushtetutën dhe t’ia japë mandatin zotit Lekiq”, thotë Bozhoviç.

Bozhoviç thotë se do ta përcjellë zhvillimin e situatës dhe se do të mbajë qëndrim në rast të ndonjë rrethane të re.

Të ngjashme