Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog, afër Stacionit të Autobusëve.
Lidhur me rastin, detaje për Ekonomia Online ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Ai tha se njëri nga të lënduarit dyshohet se plagët i ka marrë nga mjeti i mprehtë dhe si rezultat i lëndimeve më serioze është nisur për në QKUK.
“Në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog afër Stacionit të Autobusëve, rreth orës 14:40 janë përleshur disa persona dhe janë përdorur mjetë të mprehta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. 3 persona janë të lënduar, një është më rëndë dhe dyshimet janë se është i lënduar prej mjetit të mprehtë. Policia ka gjetur disa dëshmi”, deklaroi Gashi.