Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së në bashkëpunim me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në QKUK, kanë organizuar dhurim vullnetar të gjakut.
Përmes një postimi në Facebook, kjo drejtori së bashku me Qendrën për Transfuzionin e Gjakut kanë bërë të ditur se sot në bazën e njësive speciale në kampin VRELLA organizuan fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut, me ç’rast aktivitetit iu përgjigjën zyrtarë të shumtë policorë.