Njësia Speciale në aksion edhe në komunën e Klinës

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në disa komuna të Kosovës.

Aktualisht ata gjenden edhe në komunën e Klinës.

Zyrtarja për Informim e kësaj komune Samije Gjergjaj ka konfirmuar për Express, se ky aksion është duke u zhvilluar vetëm në Drejtorinë e Urbanizmit.

“Është duke u zhvilluar aksioni. Ata janë  ende aty. Për momentin ata ende janë në Drejtorinë e Urbanizimit. Vetëm në atë drejtori është duke u zhvilluar aksioni. Nuk kemi më shumë informacione lidhur me këtë çështje”.

Në ndërkohë, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunë e Istogut dhe atë të Pejës.

Të ngjashme