“Nji komb nji flamur”, ky është urimi i Dua Lipës për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa do bashkim të kombeve në urimin për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe Dua Lipa ka bërë postimin për urimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja shumë e suksesshme në botë, me prejardhje nga Kosova, ka postuar dy fotografi ku shihen të kombinuar flamuri kombëtar, kuq e zi dhe flamuri i shtetit tonë.

Dua e shoqëron postimin me fjalët: “12 Vjet Pavarësi” ndërsa shkruan edhe #njikombnjiflamur duke treguar se ajo Kosovën e Shqipërinë i sheh si një vend.

https://www.instagram.com/p/B8q2gf1BqNb/

Ndërsa në dizajnin e përgatitur nga agjensioni që udhëheq babai i Duas, shkruhet: “Është vetëm një shtet, të tjerat janë nuanca”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme