Për shkak të kërkesave të shumta Policia dhe Gjykatat nuk po mund t’i pajisin me certifikata kandidatet për ushtare të FSK-së, prandaj ky institucion ka sqaruar se këto dy dokumente duhet t’i sjellën gjatë fazës së testimeve.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të kërkesave të shumta për pajisje me certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nga kandidatët për rekrut në FSK, jemi njoftuar se Gjykatat dhe Policia nuk mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit.
Andaj i njoftojmë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë se aplikacioni i tyre do të pranohet edhe nëse nuk i kanë certifikatën nga Gjykata dhe Policia e Kosovës.
Kandidatët këto dy dokumente duhet t’i sjellin gjatë fazës së testimeve.