Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviç, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për “Asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Bostan dhe Prekovc, Lagjja Quk” në komunën e Novobërdës.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes tyre u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.