Novobërdë, hajnat e vjedhin një ikonë fetare në kishë dhe 40 euro

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një vjedhje është raportuar në komunën e Novobërdës.

Sipas policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer me forcë derën e objektit ndihmës fetar kishës, derisa sipas tij janë vjedhur një ikonë fetare (vlera nuk i dihet) dhe para të gatshme, në vlerë prej 4000 dinar serb, apo në kundërvlerë 40 euro.

Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime.

“Fsh. Paralovo, Novobërdë29.07.2020 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të panjohur është thyer me forcë dera e objektit ndihmës fetar kishës, që sipas ankuesit janë vjedhur një ikonë fetare (vlera nuk i dihet) dhe para të gatshme, në vlerë prej 4000 dinar serb, apo në kundërvlerë 40 euro. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme