Nufi takon komandantin e ri të KFOR-it: Kontribuojmë në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi mikpriti ka takuar komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Dyshja, sipas njoftimit, diskutoi mbi rolin e këtij misioni në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton ATSh.

Gjatë takimit, Nufi nënvizoi rëndësinë e veçantë që KFOR-i ka për Shqipërinë.

“Kontributi ynë i vazhdueshëm dhe i palëkundur në këtë mision dëshmon rëndësinë e veçantë që i kushtojmë mandatit dhe rolit të tij në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”, është shprehur Nufi.

Duke e uruar gjeneralmajor Vergorin në përmbushjen e mandatit të tij, ministri Nufi theksoi gjithashtu se, “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si anëtare e përkushtuar e NATO-s, duke vijuar të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta për një rajon më të sigurt, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt bashkëpunimit”.

Të ngjashme