Nuk deshën ta merrnin vaksinën, pezullohen 30 mjekë e infermierë në Itali

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

30 punonjës të shëndetit publik në Ragusa në Itali u pezulluan nga detyra pasi refuzuan të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe është e vlefshme deri më 31 dhjetor. Ajo gjithashtu parashikon pezullimin e pagës dhe çdo shpërblim tjetër.

Në njoftim shkruhet se institucioni i shëndetit publik në Ragusa reagoi në bazë të legjislacionit të ri që u dekretua në prill që parashikon detyrimin për t’u vaksinuar për mjekët, infermierët dhe operatorët e shëndetësisë.

Të ngjashme