Nuk do t’u paguhet kujdestaria, specializantët protestojnë para MSh-së

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 09:35 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i specializantëve kanë protestuar para ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Protesta vjen pasi Komisioni për Buxhet dhe Financa ua ka refuzuar pagesat për kujdestari.

Arianit Zajmi, kryetar i këshillit të specializantëve tha se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe janë shpërfillur në nivel institucional.

“Brenda 8 ditëve kjo është protesta e dytë që e organizojmë dhe ne do të vazhdojmë me protesta deri në momentin kur kërkesat tona të realizohen”.

“Kemi pas takim me komisionin parlamentar për shëndetësi aty na është thënë që kërkesat tona janë të realizueshme mirëpo krejt varet sa ekziston vullneti politik dhe koordinimi midis kryeministrit ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave”.

Zajmi takimin me ministrin e Financave, Hekuran Murati e quajti zhgënjyes e dëshpërues.

“Na është thënë që nuk ka kurrfarë plani nga ministria e Financave që kërkesat tona të plotësohen”.

Amire Demolli, specializante e Kirurgjisë Plastike tha 120 orët të kujdestarive si e rregullt i paguhen 0.79 cent për orë.

“Mu si e rregullt kur kam kujdestaruar në Covid mu kana paguar kujdestaritë edhe të shtunën edhe të dielën. Ndërsa tani kur unë punoj të shtunën edhe të dielën, por edhe festave nuk më paguhet asnjë cent”.

Besnik Ibishi, specializant i Radiologjisë tha se falë tyre shumica e popullit janë të vaksinuar, raporton EO.

“Të gjithë specializantët janë angazhuar një muaj deri  dy muaj  gjatë procesit të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë realisht neve na ka angazhuar gjatë procesit të vaksinimit edhe vikendeve”.

“Kemi punuar 7 ditë në javë dhe përkundër një vendimi që është marrë prej MSh-së për kompensimin e pareve shtesë d.m.th kanë kaluar gati 3 muaj që kjo nuk është realizuar”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme