“Nuk doja të jetoja më”, Bebe Rexha rrëfen periudhën e vështirë…

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha, është njëra prej këngëtareve e cila ka arritur sukses të madh në botë, me projektet e saj muzikore.

Por, jo çdo gjë herë ka qenë e lumtur…

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka folur së fundmi për një periudhë të errët në jetën e saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo tregoi se kishte momente që nuk donte të dilte nga shtëpia, madje thotë se nuk donte të jetonte më.

“Kisha momente ku nuk doja të dilja nga shtëpia, ose bëhesha shumë nervoze në festa. Qëndroja në një cep duke “u çmendur”. Nuk e dija që ky ishte ankth. Më në fund takova një terapist dhe gjeta mënyra që ta kontrolloja- si aktiviteti fizik, të ngrënit shëndetshëm dhe ndryshimi i prioriteteve. Kjo më ndihmoi shumë dhe nuk kam turp ta them. Nëse mund të ndriçoj një dritë për të bërë fansat të ndihen më pak vetëm, kjo më bën të ndihem mirë”.

“Fillova të takoja një terapist në fillim të njëzetave. Ishte kur më hoqën nga labeli im i parë- nuk më linin të largohesha, por nuk donin të publikonin këngët e mia dhe ndihesha pa shpresë dhe kjo besoj ndikoi. Isha realisht shumë e depresionaur. I shkrova një letër drejtorit ku i thashë: “Nuk dua të jetoj më, ju djema po ma bëni jetën të mjerueshme, jam e trishtuar çdo ditë dhe kam ngecur në një vend ku ju po mbani peng. “Si njeri, nuk do mundesha t’ja bëja kurrë dikujt atë. Qëkur pashë sa e errët industria mund të bëhej, më ndikoi. M’u desh një kohë e gjatë ta pranoja, por kur e bëra, çdo gjë u përmirësua”, tha Bebe.

Të ngjashme