Nuk e ka të domosdoshme, por Kurti mund të japë dorëheqje si kryeministër

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 17:21 | Nga Astrit Zatriqi

Edhe pse nuk e ka te domosdoshme per ta bere nje gje te tille dhe se askush nuk ka asnje te drejte te bazuar per ta kerkuar nje gje te tille, mendoj se nje nga veprimet e Kryeministrit te Republikes se Kosoves, z. Albin Kurti, mund te jete edhe doreheqja nga posti i Kryeministrit.

Kete nuk e them nga deshira, sepse e kam mbeshtetur ndryshimin ne Kosove qysh ne prag te zgjedhjeve te 6 tetorit 2019.

Ne rast se Kryeministri z. Kurti percaktohet per nje vendim te tille, mendoj se ai duhet te beje nje adresim para qytetareve te Kosoves, te pranoje gabime te caktuara pergjate punes, te perdore gjuhe perbashkuese, si dhe te paralajmeroje aleance me ndonjerin nga subjektet politike, pse jo edhe afatgjate, te Kosoves ne te gjithe nivelet.

E perseris, nje gje e tille nuk eshte e domosdoshme. Perkunder renies ne vote popullore, marre parasysh votat qe i kane marre te gjithe subjektet politike ne zgjedhjet e fundit lokale, asgje nuk e perjashton mundesine qe Levizja Vetevendosje te fitoje serish ne zgjedhjet parlamentare.

Të ngjashme