“Nuk e pranojmë planin e Madridit për Kataloninë”

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 08:06 | Nga

Presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka thënë se rajoni nuk do ta pranojë planin e Madridit, për sundim në Kataloni,.

Ai e ka përshkruar këtë si sulmin më të keq ndaj institucioneve të Katalonisë, që nga koha e diktaturës së Gjeneral Frankos më 1939-1975.

Plani i Kryeministrit, Mariano Rajoy, është që të largojë liderët e Katalonisë.

Referendumi për pavarësinë e Katalonisë ndodhi më 1 tetor ku populli vendosi që dëshiron të jetë shtet i pavarur nga Spanja, mirëpo kjo gjë u ndalua nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme