“Nuk e vrau varka, por shteti”, protestë për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Shoqëria civile në Shqipëri ka bërë thirrje për protestë të enjten në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë mesditën e së martës.

Protesta pritet të mbahet para Ministrisë së Brendshme ndërsa organizatorët kanë thënë se do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos dhe ministres Mirela Kumbaro.

Thirrjes për protestë i është bashkuar edhe opozita.

7-vjeçarja u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai ishte oficer policie dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga detyra.

Dyshohet se Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.

Të ngjashme