Nuk fliste asnjë fjalë frëngjisht, bëhet më i suksesshmi i gjimnazit

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 11:29 | Nga

Historia e Aleksandër Samaan, 19-vjeçar, zgjon respektin dhe admirimin. Ka pak më shumë se dy vjet, siriani pati arritur në Francë në mënyrë të paligjshme, ndërsa nuk fliste asnjë fjalë frëngjisht.

Në fund të qershorit, ai megjithatë arriti të tregohet i shkëlqyeshëm me notat e tij. Të hënën ishte i ftuar në tryezën e njohur të gazetarit frankofon Jean-Jacques BOURDIN në TV BFM. Në vijim, albinfo.ch ju sjell historinë e një udhëtimi të jashtëzakonshëm.

Prill 2015. Qyteti i Homsit është shkatërruar nga lufta, Aleksandri, pas moshës 16-vjeçare, vendos të largohet, me bekimin e prindërve të tij. “Unë vij nga një familje, e cila vetëm kërkon paqe, kjo luftë nuk është jona. Të gjithë ne duam të studiojmë dhe të punojmë”, tregon djaloshi i ri. Në moshën 16-vjeçare djaloshi niset me 16 500 franga dhe bëhet mërgimtar.

Ai ngjitet mbi çatinë e një kamioni me shpresë që të arrijë në Francë, te vëllai banon qe 4 vjet.  Por, në këtë udhëtim të gjatë ai rrezikon jetën, Aleksandri kalon Turqinë dhe Greqinë para se të mbërrijë në Austri. Nga atje merr një tren në Gjermani para se të arrijë në fund Francë”. Udhëtimi 45-orësh ishte i rrezikshëm, por në qoftë se unë qëndroja në Siri, do të kishte qenë edhe më keq”, tregon Aleksandri.

“Kam vuajtur shumë”

Me të arritur në Francë, Aleksandri nuk flet asnjë fjalë frëngjisht. Duke u bazuar vetëm në guximin dhe vendosmërinë e tij, siriani mëson gjuhën vetëm, pa marrë asnjë kurs. Katër muaj pas mbërritjes së tij në Francë, ai regjistrohen në vit të dytë të shkollës së mesme.

“Kam vuajtur shumë (…) Por, unë kam qenë me fat, sepse nxënësit e klasës më kanë ndihmuar shumë”, thotë Aleksandri. Dy vjet të tëra siriani i ri lufton për të kuptuar dhe përvetësuar gjuhën frënge, ai kalon mbrëmjet e tij duke kopjuar shënimet e shokëve të klasës dhe duke i përkthyer në gjuhën e tij. Pas mësimit ai vazhdonte të studionte në shtëpi gjerë në mesnatë».

“Çdo natë ajo ishte me të njëjtin ritëm. Kishte disa ditë, nuk mund të qëndroja, isha shumë i lodhur, por nuk kisha zgjidhje tjetër”, kujton studenti. Pavarësisht lodhjes dhe masa e punës astronomike, Aleksandri arrin të menaxhojë mësimet dhe korr nota shembullore. Notat e tij në lëndët shkencore janë të shkëlqyeshme dhe mësuesit e bëjnë shembull të klasës së tij. Aleksandri është dëshmitar se “puna dhe këmbëngulja paguhen”, vë në dukje Jean-Jacques Bourdin. Tani, qëllimi i Aleksandrit është të bëhet një neurokirurg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme