Nuk i bindet urdhrit të policisë, 27-vjeçari qëllohet në Tiranë

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Një 27-vjeçar u plagos me armë në këmbë nga policia gjatë mbrëmjes së të hënës në Tiranë.

Sidian Tabaku lëvizte me një motor dhe dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Forcat “Shqiponja” i janë vënë në ndjekje ndërsa i riu pretendon se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimin për rastin ndërkohë që sipas burimeve i riu rezulton i deportuar nga Zvicra. Rasti fillimisht u denoncua nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme